Ballina Bota

FRANCË – Macron kërkon të vazhdojë dialogun me Italinë

PARIS, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi sot vullnetin e tij për të vazhduar dialogun me Italinë për migrantët pavarësisht ashpërsimit të gjuhës nga qeveria e re e krijuar nga ekstremi i djathtë dhe lëvizja antisistem.

“Shpresa jonë është që të vazhdojmë dialogun me Italinë”, deklaroi ai para medias.

Ai njoftoi se do të diskutojë gjatë takimit të parë me shefin e ri të qeverisë italiane, Giuseppe Conte në kuadër të samitit të G7-ës në Kanada në fund të javës.

Ministri i ri italian i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, kreu i lëvizjes së ekstremit të djathtë, Liga, paralajmëroi dje se “vendi i tij nuk mund të jetë kampi i Europës për refugjatët”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHarmonia fetare, Rama: Thesar që duhet të ruhet dhe transmetohet në breza
Artikulli tjetërFoto/Studentët dhe sportistët në fushën e sporteve të ujërave të rrëmbyeshëm do të certifikohen