Ballina Kulturë

FOTO/ Amantia, historia e qytetit antik që tërheq turistët

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ – Me nisjen e sezonit turistik të vitit 2018, një nga destinacionet kryesore turistike për Qarkun e Vlorës është parku arkeologjik i Amantias, ku interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park arkeologjik vitet e fundit shënon rritje të dukshme.

Për të garantuar një infrastrukturë normale dhe akses në monumentet e atraksionet kryesore që ofron ky park, për vizitorët e interesuar, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, ka vijuar me rinovimin dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës orientuese dhe shpjeguese të parkut, mirëmbajtjen e monumenteve të vizitueshme së bashku me rrugëkalimet e itinerarit që të çon drejt tyre.

Për këtë sezon turistik, parku arkeologjik i Amantias ofron një mundësi interesante dhe atraktive në monumentet e saj unike si, stadiumi antik, bazilika paleokristjane, tempulli i Afërditës, varret monumentale të nekropolit verilindor etj.

Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Ura e Kamarës, bukuria mesjetare e Elbasanit
Artikulli tjetërSwedishnomad: Shqipëria destinacioni gjithnjë e më popullor