SHBA – Uashingtoni përgatit aplikimin e tarifave doganore për çelikun europian

UASHINGTON, 31 maj /ATSH-AFP/ – Administrata amerikane po përgatitet të njoftojë aplikimin e tarifave doganore shtesë për importin e çelikut dhe aluminit europian që prej ditës së sotme, një ditë para datës përfundimtare për përjashtimin e akorduar nga Uashingtoni për BE, konfirmoi sot “Wall Street Journal”.

“Gazeta, që citon burime të afrëta me këtë çështje, konfirmoi se administrata Trump po përgatitet të lejojë që periudha e përjashtimit të përfundojë. Një marrëveshje e minutës së fundit është ende e mundur”, theksuan këto burime për të përditshmen.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte njoftuar në muajin mars tarifa doganore shtesë prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, para se të përjashtonte disa aleatë të SHBA-së.

Përjashtimi i përkohshëm, prej të cilit përfitoi për momentin BE-ja përfundon të premtem më 1 qershor dhe europianët nuk kanë reshtur, këto javët e fundit, të kërkojnë një përjashtim të përhershëm./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.