Ballina Bota

SEUL – Koreja e Veriut çmonton qendrën e provave bërthamore

SEUL, 24 maj /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut çmontoi qendrën e provave bërthamore, njoftuan sot agjencia e lajmeve Associated Press dhe Sky News, një shkatërrim i paraqitur nga regjimi si një shenjë e vullnetit të mirë para një samiti të mundshëm mes presidentit Trump dhe liderit Kim Jong Un.

Pheniani kishte njoftuar projektin e tij për prishjen e plotë të qendrës bërthamore të Punggyerit, në verilindje të vendit, dhe disa gazetarë të huaj ishin ftuar për të mbikëqyrur operacionin.

“Ka pasur një shpërthim të madh. Zhurma ishte shumë e fortë”, deklaroi Tom Cheshire, një gazetar i Sky News, për stacionin televiziv britanik.

Agjencia e lajmeve “Yonhap”, që citon gazetarët e pranishëm në vend, deklaroi se shpërthime të shumta ishin dëgjuar gjatë gjithë ditës./
/ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformohet Sharra, një fakt shembullor kundër hirit të syve
Artikulli tjetërFRANCË – Moscovici: Vullneti i Italisë për dialog një sinjal i mirë