Ballina Aktualitet

1000 të rinj e të reja, angazhohen për të mirëpritur dhe informuar turistët

TIRANË, 24 maj /ATSH- I. Vata/ – “1000 të rinj e të reja, janë angazhuar për të mirëpritur, informuar turistët si edhe promovuar vlerat më të mira të vendit dhe bukurisë natyrore”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama  sot në prezantimin e projektin “Smile Albania” në Amfiteatri i Liqenin Artificial në Tiranë.

Kryeministri Edi Rana tha se “në këtë sezon turistik kemi shkuar në një tjetër shkallë të gjithë infrastrukturën, por dhe organizimin njerëzor të mikpritjes dhe ku kemi ndërtuar një grup dhe një rrjet institucionesh dhe individësh përgjegjës për të trajtuar në mënyrë të posaçme çdo aspekt të sezoni turistik, që nga siguria deri te argëtimi.

“Natyrisht shërbimi parësor është ai shëndetësorë, pastaj iteneraret e trashëgimisë kulturore, bukurive të natyrës dhe pa diskutim dhe domosdoshmëria për tu ndarë nga turizmi i zhurmave të mëdha natën kudo në të gjithë vijën bregdetare”, tha në vijim Rama.

Më tej, Kryeministri theksoi se “ një ndër elementët e rëndësishëm të këtij sezoni është organizimi i 1000 vajza dhe djemve që do të punësohen për të ndihmuar në këtë organizim njerëzorë  të mikpritjes, që do të vendosen në pikat hyrëse të vendit dhe në pikt të ndryshme për gjatë vijës bregdetare”, theksoi Rama

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore, AKU bllokon 53.1 tonë mish importi
Artikulli tjetërSHBA – OKB: Keqardhje për mungesën e ekspertëve ndërkombëtare në çmontimin e qendrës bërthamore koreano-veriore