Ballina Bota

SHBA – OKB: Keqardhje për mungesën e ekspertëve ndërkombëtare në çmontimin e qendrës bërthamore koreano-veriore

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-AFP/ – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehu keqardhje me anë të një deklarate që ekspertët ndërkombëtare nuk ishin ftuar në çmontimin e qendrës së testeve bërthamore, një veprim i njoftuar më herët nga Koreja e Veriut.

Ai përshëndeti mbylljen e njoftuar të qendrës bërthamore në Punggye-ri nga Koreja e Veriut, u bë e ditur nëpërmjet deklaratës së publikuar nga zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric.

Gjithsesi është për të ardhur keq që ekspertët ndërkombëtarë nuk u ftuan për të qenë dëshmitarë të mbylljes së qendrës.

Sekretari Përgjithshëm shpreson që kjo masë e ndërtimit të besimit do të kontribuojë në përpjekjet për paqe të qëndrueshme dhe një denuklearizim të verifikueshëm të gadishullit korean./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak1000 të rinj e të reja, angazhohen për të mirëpritur dhe informuar turistët
Artikulli tjetërTurizmi Shqiptar në rritje, 12% më shumë turistë këtë vit