Rojet Bregdetare ose njerëzit që shpëtojnë jetë

Rojet Bregdetare ose njerëzit që shpëtojnë jetë

Rojet Bregdetare ose njerëzit që shpëtojnë jetëZv.ministri Çeku deklaron për ATSH se gjithashtu se ka filluar bashkëpunimi me bashkitë që administrojnë plazhet, me pronarët e hoteleve apo lokaleve që kanë marr në administrim ato segmente që i quajnë “plazhe private”, duke cilësuar se në rast se do të konstatohet nga task forca mungesa e rojeve, do të penalizohen deri në heqjen e licenses.https://ata.gov.al/2018/05/19/rojet-bregdetare-ose-njerezit-qe-shpetojne-jete/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 19.05.2018

TIRANË, 19 maj /ATSH- N.Lena /-.Jemi në prag nisjen e sezonit turistik veror dhe një nga problemet që u vërejt vitin që shkoi, ishte mungesa e Rojeve Bregdetare. Për  shkak të mungesës të tyre, pati disa incidente në plazhet tona që përfunduan në mënyrë tragjike.

Në një intervistë për ATSH, zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, u shpreh se këtë vit janë marrë të gjitha masat që këto roje do të funksionojnë në plazhet tona dhe do të jenë në aktivitet.

Çeku tha për ATSH se gjithashtu se ka filluar bashkëpunimi me bashkitë që administrojnë plazhet, me pronarët e hoteleve apo lokaleve që kanë marr në administrim ato segmente që i quajnë “plazhe private”, duke cilësuar se në rast se do të konstatohet nga task forca mungesa e rojeve, do të penalizohen deri në heqjen e licenses.

Në vendin tonë, ekzistojnë njerëzit që mund ta bëjnë detyrën e Rojës Bregdetare sepse që nga viti 2014, ka pas disa trajnime djemsh e vajzash  që janë trajnuar nga Instituti Ndërkombëtar e Licensimit në Mal të Zi “Lifeguard”.

Kështu që falë këtij projekti të mundësuar nga Agjencia e Bregdetit dhe Ministria e Turizmit, tashmë plazhet shqiptare mund të kenë njerëz profesionistë të licensuar të shpëtimit të jetëve në det.

Ky projekt ka trajnuar rreth 2000 persona nga Shqipëria. Edhe për këtë vit kanë nisur regjistrimet për trajnimin e Rojeve Bregdetare që do të zhvillohet në datat  25-26-27 Maj.

Instituti ndërkombëtarë i licensimit në Mal të Zi “Lifeguard” mbulon me trajnime zonën Ballkanike dhe më gjerë. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.