HAVANË, 19 maj /ATSH-AFP/ – Kuba filloi sot zinë kombëtare dyditore, pas aksidentit të një avioni linje, që shkaktoi të paktën 107 të vdekur dhe tre të plagosur në gjendje kritike, në rrethana që mbeten ende për tu zbardhur.
Boeing 737-200 u rrëzua në një zonë të pabanuar në mesditë, ndërkohë që sapo ishte nisur nga Havana për në Holguin, në lindje të Kubës, me 110 persona në bord, 104 pasagjerë, pjesa më e madhe shtetas kuban dhe gjashtë anëtarë të ekuizhit”, sipas media shtetërore.
Një konferencë shtypi është parashikuar të mbahet sot në aeroport për të dhënë disa sqarime rreth ngjarjes.
“Ne do të kryjmë të gjitha hetimet dhe do t’ua komunikojmë informacionet popullit që prej momentit që do t’i marrim”, deklaroi presidenti i ri kuban, Miguel Diaz-Canel, i cili pasoi Raul Castron./
/ec/























