Ballina Bota

LONDËR – Të ftuarit VIP në dasmën mbretërore

LONDËR, 17 maj /ATSH-AFP/ – Rreth 600 persona janë të ftuar në martesën e princit Harry me aktoren Meghan Markle, të shtunën në Windsor, pranë Londrës. Mes anëtarëve të familjes mbretërore, miqve dhe personaliteteve të larta, ja një prezantim i të ftuarve kryesorë.

Elisabeta II

Gjyshja e princit Harry, 92 vjeç mbretëron që nga viti 1952. Mjaft e vlerësuar për rolin e saj, veterania në mesin e monarkëve, e cila që i ka hedhur hapat ndër vite pa shënuar asnjë dështim në detyrën e sovranes. Për pjesën të madhe të britanikëve ajo mbetet simbol i stabilitetit në një botë në zhvillim të vazhdueshëm.

Princi Filip

I njohur për shakatë e tij politikisht jokorrekte, dhe shpesh deri në vulgaritet, duka i Edinburgut, gjyshi i Harry, i cili mbështet me vendosmëri bashkëshorten e tij Elisabeta II prej mëse një gjysmë shekulli. Në moshën 96 vjeç ai iu nënshktrua sërish një operacioni në pjesën e legenit, që mund të vërë në pikëpyetje praninë e tij. Ai bëri të ditur tërheqjen nga funksionet zyrtare në verën e vitit 2017.

Princi Uilliam

Vëllai i madh i Harry, 35 vjeç, do të jetë dëshmitar i dhëndrit, sikur ky i fundit kishte qenë në martesën e tij me Ketrin Midëltonin në vitin 2011. I dyti në rendin e marrjes së fronit, ai braktisi vitin e kaluar profesionin e pilotit të helikopterit-ambulancë për t’i përkushtuar plotësisht rolit të princit. Ai u bë baba për herë të tretë në fund të muajit prill, kur i lindi një një djalë i pagëzuar me emrin Luis.

Princi Çarls

Babai i Harry, 69 vjeç, i cili e ka kaluar jetën duke u përgatitur për t’u bërë mbret. Martesa e tij me princeshë Dianën nga një histori e mrekullueshme u shndërrua në makth. Hobitë e tij janë mjedisi dhe arkitektura. Princi i Uellsit drejton gjithashtu një shoqatë bamirësie, ”The Prince’s Trust”.

Kamila, dukesha e Kornuellit

Njerka e Harry, 70 vjeçe, është ish-e dashura e princit Çarls me të cilën u martua në vitin 2005. E rezervuar, ajo përdor një prej titujve më të ulët të bashkëshorit të saj dhe duhet të bëhet princeshë, bashkëshortja e princit sovran kur Çarls të ngjitet në fron.

Doria Ragland

E ëma e Meganit, 61 vjeç. Mësuese e jogës, e cila dallohet për një pamje të veçantë me gërsheta. Meghan e cilëson ”shpirt i lirë’. Ajo u takua me babain e Meghan në kohën kur punonte si grimiere në televizion. Ajo mori pjesë në maratonën e Los Anxhelos në vitin 2017.

Jessica Mulroney dhe Benita Litt.
Ato janë shoqet e Meghan.

Jessica një kanadeze e apasionuar pas modës, e martuar me Ben Mulroney, djalin e ish-kryeministrit kanadez, Brian Mulroney, si dhe kuratorja e daljeve publike të Meghan. Tre fëmijët e tyre renditen në mesin e fëmijëve të nderit.

Benita Litt është padyshim shoqja e saj më e ngushtë. Meghan është kumbara e dy vajzave të saj, të cilat janë gjithashtu zonjusha nderi. Me profesion avokate që e ushtron në Kaliforni, ajo ka krijuar një agjenci që merret me vlerësimin e markave. Bashkëshorti i saj Darren është biznesmen.

Justin Welby

Kryepeshkopi i Canterbury, udhëheqësi shpirtëror i Kishës së Anglisë do të drejtojë ceremoninë e shkëmbimit të unazave. Ish-drejtues në industrinë e naftës, Justin Welby 62 vjeç ka qenë student në Eton, aty ku dalin elitat e Britanisë së Madhe si Harry. Ai pagëzoi Meghan pas fejesës me princin.

David Conner

I moshës 71 vjeç, imzot David Conner do të drejtojë ceremoninë. Ai ka qenë gjithashtu peshkop i forcave të armatosura në kohën kur Harry ishte në ushtri. David Conner është ish-famullitar i kishës së Universitetit të Kembrixhit./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKE: Samiti në Sofje konfirmoi perspektivën europiane të rajonit
Artikulli tjetërTuristët e huaj “pushtojnë” lulishten pas monumentit të Skënderbeut