Ballina Aktualitet

Prokuroria të hetojë, dënim me burg nëse ka mashtrim

TIRANË, 16 Maj/ATSH-Maela Marini/ – “Kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të çoroditur dynjanë përmes një mashtrimi të tillë publik dhe për të goditur Shqipërinë në sytë e botës, duhet të paguaj për këtë lloj mashtrimi që përcakton dënimin me burg”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se sfida e madhe e drejtësisë shqiptare tani është që prokuroria dhe gjykata duhet të japin provën e së vërtetës.

“Ose duhet të provojnë autenticitetin e audio-përgjimit ose askush nuk mund të luaj ‘qensh’ me këtë vend. Në rast se del se të akuzuarit nuk kanë asnjë gjë për paguar, se në rast se del e kundërta kjo nuk do diskutim, kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për këtë lloj mashtrimi përcaktohet dënim me burg”, shtoi Rama.

Ky, tha Kryeministri, “nuk mund të jetë një vend ku për një deputet kërkohet burg në parlament, ndërsa për një dorë politikanësh të mos zhvillohet një ndjekje penale shembullore dhe të jepet një ndëshkim penal shembullor për mashtrim”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Merkel dhe Putin kokë më kokë për çështjet e nxehta aktuale
Artikulli tjetërMonumenti më i vjetër i kryeqytetit tërheq vëmendjen e turistëve gjermanë