Ballina Bota

RUSI – Merkel dhe Putin kokë më kokë për çështjet e nxehta aktuale

BERLIN, 16 maj /ATSH-AFP/ – Në takimin e parë kokë më kokë pas një viti, presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkojnë të avancojnë të premten me çështjet e nxehta të Iranit dhe Ukrainës, ritakime të favorizuara nga kriza e thellë e besimit amerikano-europian.

Rifillimi i një dialogu pragmatik është objektivi i shfaqur nga këta dy ”veteranë” që takohen pas 12 vitesh dhe që flasin secili gjuhën e tjetrit.

Për kancelaren gjermane, takimi i së premtes pasdite në Soçi me presidentin rus duhet para së gjithash të lehtësojë kërkesën europiane të pistave për të shpëtuar marrëveshjen për programin bërthamor iranian.

Një tekst që presidenti amerikan e hodhi poshte duke dalë kundër mendimit të nënshkruesve të tjerë, Parisit, Londrës, Berlinit, Moskës, Pekinit dhe pavarësisht rrezikut gjatë një gare armatimesh në rritje në Lindjen e Mesme.

Teherani kërkon garanci nga europianët për të vazhduar respektimin e kompromisit të vitit 2015, në kuadër të të cilit ai hoqi dorë nga prodhimi i një bombe bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi dekoron gjeneralin Clark me “Medaljen Presidenciale”
Artikulli tjetërProkuroria të hetojë, dënim me burg nëse ka mashtrim