Ballina Bota

VARSHAVË – Polonia dhe Hungaria i kundërvihen politikës së BE-së për refugjatët

VARSHAVË, 14 maj /ATSH-DPA/ – Polonia dhe Hungaria theksuan sot kundërvënien e tyre të përbashkët ndaj kuotave të BE-së për refugjatët, gjatë vizitës së kryeministrit hungarez, Victor Orban në Varshavë.

“Paraardhësit tanë do të lëviznin nga varri nëse ne pranojmë të lejojmë këdo tjetër përveç Hungarisë që të përcaktojë se kush do të vendoset në territorin tonë kombëtar”, deklaroi Orban gjatë udhëtimit të tij të parë që prej rizgjedhjes.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki u shpreh gjithashtu se, “sovraniteti i kufijëve tanë duhet të mbetet nën kontrollin e qeverisë tonë”.

Vendet anëtare të BE-së votuan një rezolutë në vitin 2015 që parashikon që çdo shtet të marrë një numër refugjatësh. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksporti i mallrave u rrit me 18.9 % në 3-mujorin e parë
Artikulli tjetërBetejat ligjore në lidhje me të drejtat e autorit mes “Apple” dhe “Samsung” nuk kanë fund