Ballina Bota

KROACI – Ministrja e ekonomisë dorëhiqet për konflikt interesi

ZAGREB, 14 maj /ATSH-DPA/ – Ministrja kroate e ekonomisë, Martina Daliç  njoftoi sot dorëheqjen e saj në lidhje me akuzat për korrupsion në lidhje me kompaninë private më të madhe në vend.

Daliç u vu nën presion pasi u shfaqën emaile private ku tregohej një konflikt i mundshëm interesi në  lidhje me problemet financiare të shitjes me pakicë, bujqësisë dhe prodhimit ushqimor nga gjiganti “Agrokor”.

Daliç ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se ata që kanë nxjerrë emailet e saj do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.

“Agrokor”, që ka mijëra të punësuar në Kroaci dhe rajon, ka hyrë një vit më parë në procedura falimentoje sipas një ligji të veçantë.

Kompania ka grumbulluar borxhe deri në 57,5 miliardë kuna (9,3 miliardë dollarë) ndërkohë që kompania vlen rreth 42 miliardë kuna.

Qeveria kroate e mori në drejtim bashkë me kreditorët për të parandaluar shkrirjen e saj duke destabilzuar ekonominë e vendit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPORT- Murinjo kërkon transferimin e Hysajt te “Manchester United”
Artikulli tjetërBRUKSEL – Franca dhe Gjermania rrisin presionin mbi Poloninë për çështjet e shtetit të së drejtës