Ballina Bota

HONG KONG – Qindra të evakuar pas zbulimit të një bombe të LIIB

HONG KONG, 11 maj /ATSH-AFP/ – Qindra persona u evakuan sot në Hong Kong pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore në një kantier ndërtimi, zbulimi i tretë i këtij lloji këtë vit, njoftoi policia.

Policia vendosi një perimetër sigurie dhe evakuoi rreth 1 200 persona që ndodheshin në dyqanet, restorantet dhe zyrat e Wanchait, lagje e pasur shumë e frekuentuar e ish-kolonisë britanike.

Çminuesit ishin të pranishëm në përpjekje për të nxjerrë dhe për të çaktivizuar bombën prej 450 kilogramësh, prodhim amerikan.

Lënda plasëse u zbulua dje në një kantier për ndërtimin e një stacioni të ri metroje, aty ku dy bomba të të njëjtit model u gjendën në janar.

Nuk është e rrallë që punëtorët gjejnë bomba apo municione të pashpërthyera në Hong Kong, skenë e luftimeve të ashpra mes Japonisë dhe aleatëve gjatë pushtimit japonez në dhjetor të 1941 dhe çlirimit të qytetit në vitin 1945./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMitrovicë- Universiteti “Isa Boletini” pranohet në Rrjetin Akademik për Studime Bashkëkohore
Artikulli tjetërPARIS – Franca: BE të kalojë nga fjalët te veprat për sovranitetin ekonomik