Ballina Kosova

Thaçi uron Ditën e Punëtorëve

PRISHTINË, 1 Maj/ATSH/.- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i uroi sot të gjithë punëtorëve 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Në një postimin në Facebook, Thaçi shprehet “çdo punëtor në Kosovë, sot vlerësohet më shumë se në të kaluarën. I kemi rritur disa herë pagat dhe tash ato janë pothuajse në nivel të barabartë me vendet e rajonit. Kemi hartuar ligje moderne që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por kërkohet një zbatim dhe monitorim më i mirë i tyre. Varësisht prej vendeve dhe kulturave të tyre, ka pikëpamje të ndryshme për 1 Majin, por kjo ditë gjithmonë është festuar te ne”, theksoi Thaçi.

Duke u uruar të gjithëve festën, Thaçi shprehet se “ndaj shqetësimin me të gjithë punëtorët, si të sektorit publik, ashtu edhe të atij privat, si dhe u bashkohem kërkesave të tyre për kushte më të mira të punës dhe të drejta më shumë për punëtorët”.

“Si shtet i ri duhet të kemi një përkujdesje më dinjitoze për të gjitha kategoritë shoqërore, ku shtylla më e fortë e ekonomisë dhe Republikës sonë padyshim se janë të gjithë  punëtorët”, përfundon Thaçi/KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSapo jeni bërë prindër? Këto këshilla do t’iu lehtësojnë punën
Artikulli tjetërKINEMA – Tom Cruise: E vështirë të përfundosh një skenë me kavilje të thyer