Ballina Aktualitet

Spiropali: Platforma e bashkëqeverisjes shemb muret e shurdhëta që na ndajnë nga njerëzit

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/1706739556038305/

 

TIRANE, 28 Prill/ATSH/- Koordinatorja Kombëtare e Partisë Socialiste Elisa Spiropali gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste e cila nisi sot punimet në Tiranë, ftoi qytetarët t’i bashkohen platformës së bashkëqeverisjes qëllimi i së cilës tha ajo është qeverisja e mirë me njerëzit dhe për njerëzit.

Sipas Spiropalit kjo platformë duhet parë si një mënyrë për të shembur muret e shurdhëta e të verbëra që na ndajnë nga njerëzit,

Kjo platformë, theksoi Spiropali i shërben misionit tonë për të ndërtuar një Shqipëri me më shumë drejtësi, liri e ekonomi më të fortë.

Spiropali po ashtu informoi se nga sot do të nisin takimet publike me qytetarët aktiv që ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja për t’u bërë pjesë përmes propozimeve mbi çështjet e qeverisjes nga taksat e shkollat, nga trashëgimia shtetërore te mjedisi e gjithçka midis këtyre.

“Do të jetë forum i hapur për ide, kritika e propozime për ti dhënë jetë një koalicioni më të madh e të shëndetshëm me shqiptarët kudo që jetojnë

Spiropali foli edhe për qëndrimet që janë mbajtur sa i takon çeljes së negociatave në muajin qershor pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Europian. Sipas saj, ka ende njerëz që gëzojnë kur lexojnë apo prodhojnë lajme për refuzime të statusit.

“Shihni ç’punojnë kundërshtarët tanë. I janë vënë Shqipërisë me bukë në trastë e përgojojnë në çdo derë vendimmarrësi europian dhe dëgjojnë jehonën  e bataresë së tyre. Gëzojnë si shejtani budalla kur lexojnë apo prodhojnë lajme për refuzime, kundërshtime, refuzime të statusit. Shpërndajnë tituj, mbushin portale dhe bllokojnë banaqe e foltore sepse vizioni i tyre është çadra dhe mjeti i tyre është çizmja. I kanë dhënë shenjat se nuk kanë aspak ndërmend të ndryshojnë strategji. Përballë kësaj mësymje kemi vetëm një aleat bashkëqeverisje në çdo cep të territorit”, tha Spiriopali.

Më tej, ajo u kërkoi edhe drejtuesve të qarqeve të bashkëpunojnë me qytetarët për t’i bërë ata pjesë të platformës së bashkëqeverisjes.

Për sa i përket problemeve në administratë, ajo shtoi se ka ende grabitqarë, që duhet të largohen.

“Ende ka parazitë dhe grabitqarë në zyrat e shtetit, duhet t’i shkulim me rrënjë. 66 largime  nga detyra deri tani, procesi vijon.  Shumë e kryetarë të bashkive të PS raportojnë në mënyrë fiktive për anëtarësinë. 7 bashki ende nuk kanë hapur zyrat e bashkëqeverisjes, pa zyrë Rrogozhina, Shijaku, Këlcyra, Dropull, Himarë, Pusteci dhe Skrapari”, tha Spiropali.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Asnjë zgjidhje për tarifat e metaleve pas takimit Trump-Merkel
Artikulli tjetërGjashtë fëmijë me leucemi, trajtim falas në Athinë çdo vit