Ballina Bota

VJENË – Nimetz: Athina dhe Shkupi të përkushtuara për zgjidhjen e emrit

VJENË, 26 prill /ATSH-AA/ – I dërguari i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz deklaroi se “të dyja palët janë duke vepruar në mënyrë shumë të përkushtuar për të arritur në zgjidhje”.

Nimetz u takua me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe atë të Greqisë, Nikos Kotzias, në zyrën e OKB-së në Vjenë për të biseduar rreth çështjes së emrit mes dy vendeve.

Pas takimit të mbajtur me dyer të mbyllura për media, Nimetz duke folur në një konferencë për media rikujtoi se bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit janë duke vazhduar prej rreth shtatë muajsh.

Ai theksoi se takimi kishte kaluar në një atmosferë pozitivë, ndërsa ministrat e Jashtëm të të dy vendeve kanë shkëmbyer mendime në lidhje me çështjet e biseduara.

Nimetz shtoi se palët në mënyrë shumë të hapur kanë trajtuar zgjidhjen e çështjes së emrit duke theksuar se kjo situatë është shumë e vlefshme.

“Të dyja palët janë duke vepruar në mënyrë shumë të përkushtuar për të arritur në zgjidhje. Procesi do të vazhdojë në javët e ardhshme”, tha Nimetz./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/4/2018
Artikulli tjetërPlatforma e bashkëqeverisjes, zgjidhje problemeve të qytetarëve