Ballina Ekonomi

Jepet me qira Porti i Limjonit në Sarandë

TIRANË, 26 prill /ATSH/ – Qeveria ka vendosur sot dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Concord Investment”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Pjesë të ambienteve të Portit të Limjonit”, Sarandë.

Kjo pasuri ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370 (pesë mijë e treqind e shtatëdhjetë) m2, nga të cilat 90 (nëntëdhjetë) m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 (pesë mijë e dyqind e tetëdhjetë) m2 janë sipërfaqe funksionale, në përgjegjësi administrimi të Portit Detar, sh.a., Sarandë, për një periudhë 20 (njëzet) vjeçare.

gj.m//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Rritja ekonomike mesatarisht 1,4% deri në 2020
Artikulli tjetërGJERMANI – Edhe Merkel në Uashington për të bindur Trump për tarifat e metaleve dhe Iranin