Ballina Aktualitet

Hapja e negociatave, Ruçi e Balla në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së

TIRANË, 23 prill /ATSH/ – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla po marrin pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, që po organizohet në Talin të Estonisë.

Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për t’u anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Europian të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në dhe është një mundësi e rëndësishme për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare.

Gjithashtu në fokusin e diskutimeve të samitit, do të jenë tematikat si: “E ardhmja e Bashkimit Europian” dhe “Europa dhe mbrojtja e sigurisë”. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Messi kryeson klasifikimin e sportistëve më të paguar
Artikulli tjetërHapja e negociatave, vendimi parafinal i Këshillit të Ministrave të BE