Ballina Bota

FUTBOLL – Messi kryeson klasifikimin e sportistëve më të paguar

PARIS, 23 prill /ATSH-AFP/ – Argjentinasi Lionel Messi kaloi rivalin e tij portugez, Cristiano Ronaldo në klasifikimin e futbollistëve më të paguar, sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja franceze “France Football”.

Sulmuesi i ekipit të Barcelonës është në krye të pesë futbollistëve më të pasur (përfshirë rrogën bruto, bonuse dhe të ardhura publicitare për sezonin aktual), me 126 milionë euro para numrit shtatë të Realit të Madridit (94 milionë euro).

Sezonin e kaluar, ishte CR7-a që kryesonte me 87,5 milionë euro të ardhura duke dalë para “pleshtit” (76,5 milionë euro).

Dy lojtarët, që ndajnë gjithë Topat e Artë që prej vitit 2008 (nga pesë secili, rekord), ndiqen në klasifikimin aktual nga sulmuesi brazilian Neymar (Paris SG, 81, 5 milionë euro), Gareth Bale (Real Madrid, 44 milionë euro) dhe mbrojtësi spanjoll Gerard Piqué (Barcelona, 29 milionë euro).

Mes trajnerëve, portugezi Jose Mourinho është ai që paguhet më shumë (Manchester United, 26 milionë euro) duke kaluar trajnerin e Kinës, Marcello Lippi (23 milionë euro), Diego Simeone (Atletico Madrid, 22 milionë euro), Zinedine Zidane (Real Madrid, 21 milionë euro) dhe Pep Guardiola (Manchester City, 20 milionë euro)./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë-Itali, thellim të bashkëpunimit ekonomik
Artikulli tjetërHapja e negociatave, Ruçi e Balla në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së