Ballina Kosova

Banka Botërore mbështet Kosovën për reformat e ndërmarra në fushën sociale

PRISHTINË, 17 prill/ATSH/.- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Stefanie Brodmann, të cilët i njohu me një sërë çështjesh dhe reformash të ndërmarra nga MPMS në fusha të ndryshme.

Gjatë takimit temë diskutimi mes ministrit Reçica dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore ishte Ligji i Ri i Punës dhe reformat që po bëhen nga MPMS-ja.

Gjithashtu, në takim u fol edhe rreth reformës së nevojshme të pensioneve, ku ministri theksoi se në programin legjislativ të qeverisë për këtë vit, MPMS ka parashikuar hartimin e dokumentit për ligjin e pensioneve.

Po ashtu, ministri i njohu përfaqësuesit e Bankës Botërore për qasjen ndaj personave me aftësi të kufizuara, ku theksoi se “MPMS ka në plan një ligj gjithëpërfshirës për rregullimin e të drejtave për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar”.

Ministri falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për përkrahjen e vazhdueshme, ndërsa nga ana e tyre mori konfirmimin për mbështetje dhe gatishmëri për bashkëpunim në çështjet e diskutuara në takim, si dhe fusha të tjera ku paraqitet nevoja për bashkëpunim./KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlosi: I pamundur zhvillimi i turizmit pa një mjedis të pastër
Artikulli tjetërFILIPINE – Zëvendëspresidentja kërkon falje për foton në Memorialin e Holokaustit