Ballina Ekonomi

1 mijë tatimorë në terren në ndihmë të biznesit për deklarimin e TVSH-së

TIRANE, 17 Prill/ATSH/- Nga data 15 qershor e deri në 14 korrik, kur edhe do të kryhet deklarimi i parë i TVSH-së nga 9975 biznese të vogla që kanë një xhiro vjetore 2-5 milionë lekë, në terren do të zbresin 1 mijë tatimore për t’i ndihmuar ata që të plotësojnë korrekt këtë deklaratë.

Drejtori i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera në një prononcim për ATSH-në deklaroi se çdo punonjës do të ndihmojë afërsisht 10 biznese për të plotësuar deklaratën.

Lera shpjegoi se për këto biznese është parashikuar një regjim i thjeshtë deklarimi një herë në tre muaj.

Ata, sipas Lerës, edhe tani e ka detyrimin të deklarojnë kontributet e sigurimeve shoqërore çdo tre muaj, çka shpjegon se ky proces nuk ka kosto shtesë për këto biznese.

“9975 bizneset e vogla që hyjnë për herë të parë në skemën e TVSH-së do të kenë vetëm ndihmë nga administrata tatimore dhe për këtë kategori nuk do të ketë asnjë gjobë nëse ata deklarojnë gabim TVSH-në”, u shpreh Lera./a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPortofoli i kredisë për bujqësinë arriti në 40 milionë euro
Artikulli tjetërKomisioni Europian: Të hapen bisedimet me Shqipërinë