TIRANE, 10 Prill/ATSH/- Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se premtimi i opozitës për rikthimin e taksës së sheshtë do të rrënojë sipërmarrjen e vogël dhe klasën mesme të shoqërisë shqiptare.
Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me gazetarët për skemën e deklarimit të TVSH-së nga biznesi i vogël me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit, ministri Ahmetaj tha se premtimi i opozitës për rikthimin e taksës së sheshtë prej 10% do të rriste me 3-4 herë taksën për çdo të punësuar në sektorin shtetëror apo atë privat.
“Opozita i premtoi biznesit të vogël rikthimin e taksës së sheshtë prej 10%. Kjo është taksa e sheshte që rrënoi ju sipërmarrësit e vegjël, por edhe qytetarët që i përkisnin klasës së mesme dhe atyre që ishin të punësuar e që përfitonin paga nga 30 000 -130 000 lekë. Që do të thotë se me një të rënë të lapsit, 97% të të punësuarve do të rriste taksat me herë. Të punësuarit që sot paguajnë maksimumi 5%, ku futet një infermier, polic, mjek apo një i punësuar në sektorin privat do t’u rriste me 3-4 herë tatimi”, deklaroi ministri.
/a.gjonaj/ /a.g/























