Ballina Ekonomi

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.8% gjatë vitit 2017

TIRANE, 10 Prill /ATSH/- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko tha sot se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2017 ndoqi trendin pozitiv të rritjes, ecuri e cila po vijon edhe gjatë këtij viti.

Në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe Financave, Guvernatori Sejko, raportoi se, “vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit 3.8% gjatë vitit 2017, duke regjistruar një dinamikë pozitive në krahasim me rritjet 2.2% dhe 3.4% përkatësisht në vitet 2015 dhe 2016”.

“Zgjerimi aktivitetit ekonomik gjatë kësaj periudhe rezultoi me bazë të gjerë. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate ai u mbështet nga rritja e konsumit, investime dhe eksporteve”, tha Sejko.

Guvernatori theksoi se, nga zgjerim i kërkesë agregate përfituan kryesisht sektorët i shërbimeve, ndërtimit dhe turizmit. “Në mënyrë të spikatur për vitin 2017 ecuria pozitive e sektorit të turizmit siguroi një impuls të ri në rritjen ekonomike”, tha Sejko. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTaksa e sheshtë e premtuar nga opozita rrënon sipërmarrjen dhe klasën e mesme
Artikulli tjetërKINË – Xi premton një fazë të re të hapjes ekonomike