Ballina Bota

FRANCË – Marrëveshje tregtare Paris-Riad me vlerë 18 miliardë dollarë

PARIS, 10 prill /ATSH-AFP/ – Vizita në Francë e princit trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane u mbyll me nënshkrimin e 19 marrëveshjeve mes kompanive franceze dhe saudite, për një vlerë totale prej më shumë se 18 miliardë dollarë.

“Këto marrëveshje përfshijnë sektorët industrialë si petrokimia dhe trajtimi i ujërave, por gjithashtu turizmin, aktivitetet kulturore, shëndetësore dhe bujqësore”, theksoi në një komunikatë forumi i biznesit franko-saudit.

Projekti petrokimik i arritur mes francezit “Total” dhe sauditit “Aramco” u shfaq si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme.

Investimi, vlerësuar prej rreth pesë miliardë dollarë do të mundësojë zhvillimin e një vendi në Jubail, ku ndodhet tashmë rafineria më e madhe në botë e kompanisë “Total”./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi: Kushtetuta, themeli i shtetit tonë modern
Artikulli tjetërSHBA – Zuckerberg kërkon falje para Senatit për rrjedhjen e të dhënave