Ballina Bota

SHBA – Trump dërgon Gardën kombëtare në kufirin me Meksikën

UASHINGTON, 5 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi sot dërgimin e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën, për të parandaluar imigracionin klandestin dhe për të rritur presionin ndaj fqinjit të jugut.

“Situata në kufi ka arritur tashmë kulmin e krizës”, shkruan Trump në një shënim që zyrtarizon këtë vendosje, adresuar dje në mbrëmje ministrave të Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare.

“Shteti jo ligjor që ekziston në kufirin tonë të Jugut është i papajtueshëm me sigurinë dhe sovranitetin e popullit amerikan.

“Administrata ime nuk ka zgjidhje tjetër përveç reagimit”, theksoi ai.

Republikani urdhëroi në të njëjtin dokument për ministrat e tij që t’i dorëzonin, brenda 30 ditëve, një raport ku të detajonin masat shtesë për mbrojtjen e kufirit të Jugut.

Pas një rënieje të lehtë në vitin 2017, viti i parë i tij në Shtëpinë e Bardhë, arrestimet e personave që tentonin të kalonin në mënyrë klandestine këtë kufi u rrit në muajin mars.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot, 50 308 persona janë kapur, një rekord që prej vitit 2014 për këtë muaj./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Lavrov: Londra nuk mund të anashkalojë pyetjet legjitime mbi çështjen Skripa
Artikulli tjetërPunësimi, zgjidhje për daljen nga ndihma ekonomike