Ballina Bota

SOFT NEWS – Kim shumë i prekur nga koncerti i yjeve koreano-jugorë të K-pop!

PHENIAN, 2 prill /ATSH-AFP/ – Lideri koreano-verior, Kim Jong Un duartrokiti përzemërsisht yjet koreano-jugorë të muzikës K-pop (muzikë me origjinë nga Koreja e Jugut ku mbizotërojnë elementet audiovizuale – shën. i përkth.) në Phenian dhe deklaroi se ishte shumë i prekur, njoftoi agjencia shtetërore koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

Fakti që Kim dhe bashkëshortja e tij, Ri Sol Ju, ish-këngëtare, morën pjesë në një koncert, është një gjë shumë e pazakonshme.

Regjimi koreano-verior përpiqet të pengojë infiltrimin e kulturës koreano-jugore në vendin komunist.

”Kim Jong Un u takua me artistët dhe u shprehu falenderime të përzemërta”, shtoi KCNA.

“Ai ishte shumë i prekur të shihte spektatorët që duartrokisnin këtë koncert dhe që njohën më mirë artin folklorik koreano-jugor”, theksoi agjencia.

Këto koncerte, një tjetër është planifikuar për sot, janë shenjë e afrimit mes dy Koreve.

Ato organizohen pas Lojërave Olimpike dimërore, ku edhe Pheniani dërgoi një ekip.

Një samit ndërkorean do të zhvillohet gjithashtu më 27 prill, ndërkohë që nuk ka një datë të takimit të mundshëm mes Kim Jong Unit dhe presidentit amerikan, Donald Trump./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësimi, perspektiva e familjeve që dalin nga ndihma ekonomike
Artikulli tjetërArrestohet një 31 vjeçar për “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës”