Arrestohet një 31 vjeçar për “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës”

TIRANE, 2 Prill /ATSH/ -Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës, gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kanë konstatuar dhe kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të hynte në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit fizik të bërë këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar se në çantën e krahut kishte sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve n të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta me sendet e ndryshme antike .

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, parashikuar nga nenet 297 dhe 138/a të Kodit Penal. /e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.