Ballina Bota

SPORT – Lëv hedh poshtë mundësitë për të stërvitur Bajernin

BERLIN, 27 mars /ATSH-AFP/ – Trajneri i Gjermanisë, Joahim Lëv ka hedhur poshtë me pak fjalë të gjitha spekulimet mbi një aktivizim të mundshëm tek ekipi i Bajernit të Mynihut në sezonin e ardhshëm, në kanalin televiziv ZDF.

“Kjo nuk është aspak një çështje për mua”, u përgjigj ai, duke theksuar se Botërori 2018 me ekipin e Gjermanisë është shqetësimi i tij i vetëm.

“Kam shqetësime më të rëndësishme se sa Bajerni”, shtoi ai.

Në këtë pozicion prej 12 vitesh, trajneri kampion bote në fuqi është ende nën kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) deri në vitin 2020 dhe mbështetet në mënyrë të njëanshme nga të gjithë drejtuesit dhe media./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – MES: 5,7 miliardë euro ndihmë financiare për Greqinë
Artikulli tjetërSituata e përmbytjeve në Shkodër, FA e pranishme me 97 forca