TIRANË, 27 Mars/ATSH/- Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e tyre me forca dhe mjete, duke ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.
FA kanë angazhuar ditën e sotme 97 forca, duke vënë në dispozicion të banorëve 21 mjete dhe 5 motobarka në Obot, Livade, Dajç, Velipojë, Belaj.
Sakaq, këto të fundit kanë transportuar 87 banore, 84250 litra ujë, 3850 kg ushqime, 22650 kg koncentrat si dhe 7400 kg bar të thatë.
Gjithashtu, nga Tirana janë transportuar 13,5 ton bar si dhe 30 ton koncentrat. Pas kërkesës nga ministria e shëndetësisë për një urgjencë mjekësore, një helikopter u vu në dispozicion të qytetarëve dhe kreu itenerarin Tiranë – Fushë Arrës për transportin e dy të sëmurëve./z.tosku//e.caushi/















