Ballina Bota

BRUKSEL – MES: 5,7 miliardë euro ndihmë financiare për Greqinë

BRUKSEL, 27 mars /ATSH-AFP/ – Zona euro do të japë nesër 5,7 miliardë euro ndihmë financiare për Greqinë, që ka zbatuar reformat e kërkuara në këmbim të kësaj mbështetjeje, njoftoi sot Mekanizmi Europian i Stabilitetit (MES) në një komunikatë.

“Këto para do të jenë të destinuara për mbarëvajtjen e borxhit grek, që ka arritur 180% të PBB-së, për verifikimin e vonesave dhe gjithashtu për krijimin e një rezerve financiare për periudhën pas programit”, shpjegon MES, që mbikëqyr kreditë e zonës euro në vend.

“Një disbursim tjetër prej një miliardë eurosh (…) mund të kryhet pas 1 majit, por do të bëhet objekt i një vendimi pasues”, theksoi MES./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLamtumirë Stephane Audran, muza e kinemasë franceze
Artikulli tjetërSPORT – Lëv hedh poshtë mundësitë për të stërvitur Bajernin