Ballina Kulturë

Lamtumirë Stephane Audran, muza e kinemasë franceze

TIRANE,27 Mars /ATSH/ – Kinemaja franceze sot ka humbur një prej ikonave të saj. Bëhet fjalë për aktoren Stephane Audran bashkëshortja e regjisorit të famshëm francez Claude Shabrol.

Familja ka dhënë lajmin se Audran është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Ajo do të mbahet mend si një ndër aktoret më sharmante franceze të viteve 70′ si dhe si mikja e ngushtë e stilistit të famshëm Karl Lagerfeld.

Stephane Audran lindi më 8 nëntor të vitit 1932  ,ndërsa në karrierën e saj ajo spikati në filmat ”Le charm discret de la bourgeoise ”(1972),”Babette’s Feast”(1987),”The Big Red One”(1980) dhe ”Violette Noziere”(1978).

Aktorja bëri daljen e saj të fundit në publik në vitin 2008 në filmin ”La Fille de Monaco” përkrah Fabrice Luchini dhe Louise Bourgoin./a.a/  /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëdhëniet Shqipëri-Greqi, në rritje pozitive
Artikulli tjetërBRUKSEL – MES: 5,7 miliardë euro ndihmë financiare për Greqinë