TIRANË, 22 Mars/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një darkë pune me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ku u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama njofton se, gjatë takimit u diskutua edhe për projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania.
Po ashtu, projektet e reja në turizëm dhe energji, si dhe mbështetja e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve ishte në fokus të këtij takimi.
“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, shkruan Rama.
/m.m/ /a.g/






















