Ballina Aktualitet

Drejtoresha e TANJUG, viziton për herë të parë ATSH

TIRANE, 21 Mars/ATSH/- Rritja e mëtejshme e bashkëpunimit mes ATSH-së dhe TANJUG-ut, ishte tema kryesore e bashkëbisedimit, në takimin e zhvilluar sot në Tiranë mes drejtoreshës së ATSH-së, Armela Krasniqi dhe Drejtoreshës së agjencisë serbe të lajmeve TANJUG, Branka Djukiç.

Kjo është vizita e parë që znj. Djukiç zhvillon në ambientet e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Gjithashtu, drejtueset e dy agjencive, diskutuan edhe për shkëmbimin e lajmeve, videove dhe fotove.

ATSH dhe TANJUG janë dy nga agjencitë më të vjetra në rajonin e Ballkanit dhe kanë një bashkëpunim zyrtar prej shumë vitesh, i cili do të vijojë me projekte të përbashkëta në të ardhmen. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSensibilizim për mbjelljen e pemëve
Artikulli tjetërLigji “Për diasporën”, shteti shqiptar shkëputet nga marrëdhëniet formale