Ballina Bota

RUSI – Trump: Me Putinin do të takohem shumë shpejt

MOSKË, 20 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike me Vladimir Putin, për ta uruar për rizgjedhjen si president dhe gjatë të cilës ata biseduan për një takim të mundshëm të nivelit të lartë, por jo për helmimin e Sergei Skripal, njoftoi Kremlini.

Presidenti rus, Vladimir Putin, me pozita më të forta përballë perëndimorëve nga rizgjedhja e tij, mori sot urime nga Donald Trump, me të cilin ai diskutoi për një takim të mundshëm në të ardhmen, në përpjekje të uljes së tensioneve, të pazakonta që prej Luftës së Ftohtë.

Në sfondin e helmimit të Sergei Skripal, që ka rikthyer klimën e përballjes Lindje-Perëndim të këtyre viteve e fundit, perëndimorët kanë reaguar menjëherë duke uruar presidentin rus, i rizgjedhur me 76,7% të votave për një mandat të katërt.

“E kam përshëndetur për fitoren në zgjedhjet presidenciale”, tregon Trump nga Zyra Ovale.

“Ne do të takohemi, me shumë gjasa, shumë shpejt”, shtoi ai duke përmendur, mes çështjeve që do të diskutohen, garën e armatimeve, Ukrainën, Sirinë apo dhe Korenë e Veriut./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPORT – Liverpool “blindon” sulmuesin Salah, kushton 228 mln euro
Artikulli tjetërSHBA – “Google” investime prej 300 milionë dollarësh në mbështetje të mediave