Ballina Aktualitet

Qytetet turistike, mbi 7 mijë kosovarë drejt Shqipërisë gjatë fundjavës

PRISHTINË, 19 Mars/ATSH/.- Rreth 7 mijë shtetas kosovarë hynë gjatë fundjavës që kaloi në Shqipëri pëmes pikës kufitare të Morinit, ku pjesa më e madhe e tyre kishin destinacion qytetet turistike shqiptare.

“Vetëm gjatë mëngjesit të së dielës u regjistruan të paktën 1.000 shtetas shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar kufirin për në Shqipëri. Dogana e Morinit po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve”, bën të ditur policia kufitare e Kosovës.

Fluksi i lëvizjes së qytetarëve u reflektua edhe në aksin Morinë-Kalimash, ku policia rrugore kishte forcuar masat për të të shmangur problematika gjatë qarkullimit të udhëtarëve./Kosovapress/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/3/2018
Artikulli tjetërReforma në drejtësi e vettingu, Marku takim me Vlahutin dhe Schütz