Reforma në drejtësi e vettingu, Marku takim me Vlahutin dhe Schütz

TIRANE, 19 Mars/ATSH/- Ecuria e reformës në drejtësi dhe zbatimi i vettingut, ishin në fokus të takimeve që kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar gjatë fundjavës me Ambasadoren e BE-së  Romana Vlahutin dhe të Gjermanisë,  Susanne Schütz.

Sipas njoftimit zyrtare nga prokuroria, “temë e bisedës mes Kryeprokurores dhe ambasadores Vlahutin ishte ecuria e reformës në drejtësi dhe zbatimi i ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur si procesi i “Vetting”-ut”.

Ndërsa në takimin mes kryeprokurores dhe diplomates gjermane, u diskutua për rezultatet konkrete nga reforma në Drejtësi si dhe nga procesi i “Vetting”-ut.

“Bashkëbisedueset u pajtuan për mbështetjen e të gjithë faktorëve për të mundësuar përfundimin me sukses të të dy zhvillimeve reformuese të sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, sqarohet në njoftim. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.