Ballina Lajme nga Vendi

Mbledhja e të ardhurave në kinematë amerikane, “Black Panther” i pamposhtur

TIRANË, 19 Mars/ATSH-ANSA/.- Për të pestën fundjavë filmi i Disney- Marvel ‘Black Panther’ dominon klasifikimin e kinematografisë amerikane në mbledhjen e të ardhurave  me rezultate rekord : më shumë se 27 milionë në fundjavë duke u bërë në fakt filmi i shtatë me mbledhjen më të madhe të të ardhurave në SHBA, më shumë se 600 milionë dollarë.

Por, pavarësisht numrave shumë më të vegjël, historia më e madhe e “fundjavës”, sipas analistëve, është suksesi i “I can only Imagine”, i cili i ka tejkaluar të gjitha pritjet.Është renditur në vendin e tretë me 17 milionë e 64 mijë dollarë, ndërsa i dyti ishte Tomb Raider i cili tejkaloi 23 milionë e gjysmë.

“I can only Imagine” është historia e vërtetë e jetës së Bart Millard (J. Michael Finley), këngëtari i grupit rock Usa MercyMe, i cili humbi babanë e tij nga kanceri dhe u frymëzua nga ai për të shkruar këngën që u bë mega hit “I Can Only Imagine”./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – ”Total” kërkon të përjashtohet nga vendimi amerikan për çështjen bërthamore me Iranin
Artikulli tjetërBRUKSEL – Maas: Rusia partnere e vështirë, por e domosdoshme