SOFT NEWS – Grabitësit nuk kursejnë as… dhëmbin e një peshkaqeni prehistorik!

133

SIDNEJ, 13 mars /ATSH-DPA/ –  Një dhëmb 10 centimetra i gjatë, që i përkiste një peshkaqeni gjigant prehistorik është vjedhur nga një park kombëtar, në Australi,  i përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, njoftuan sot autoritetet.

Dhëmbi i fosilizuar, që i përket peshkaqenit Megalodon, një grabitqar gjigant që besohet të ketë ngordhur mbi dy milionë vite më parë, u zhduk nga Parku Kombëtar i “Cape Range”, në Australinë Perëndimore.

Autoritetet e kafshëve të egra njoftuan se e kishin konstatuar mungesën e tij ditën e premte dhe dyshohet të ketë qënë nën shënjestrën e hajdutëve.

“Shumica e anëtarëve të stafit nuk e dinin se ku ishte vendosur dhëmbi i peshkaqenit prehistorik. Ata që ishin në dijeni e kishin mbuluar dhe fshehur mirë atë”, deklaroi Arvid Hogstrom, drejtori i Departamentin të Parkut dhe Kafshëve të Egra në qarkun Exmouth.

“Ky ishte një nga dhjetëra dhëmbët e Megalodonit i gjetur rreth një vit më parë, por gjithashtu një nga llojet më të mirë “, tha ai.

Dhëmbi i fosilizuar ka të ngjarë të jetë hequr me anën e një leve, çekiçi dhe dalteje.

“Dhëmbët e fosilizuar të Megalodon janë zbuluar në një vend tjetër të botës dhe fosili i vjedhur nuk ka shumë vlerë”, shtoi Hogstrom./ /a.i/  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.