TOKIO – Japonia përkujton me nderim viktimat e cunamit dhe katastrofës bërthamore

TOKIO, 11 mars /ATSH-AFP/ – Japonia mbajti sot një minutë heshje rreth orës 14:46, pikërisht në momentin kur më 11 mars të vitit 2011 u shënua një lëkundje e fuqishme e tokës, pasuar nga një cunami i tmerrshëm dhe një katastrofë bërthamore.

Si çdo vit, në Tokio zhvilohet një ceremoni zyrtare me praninë e kryeministrit Shinzo Abe, të princit Akishino, djali i madh i perandorit Akihito dhe bashkëshortes së tij Kiko, që të dy përfaqësues të çiftit perandorak, si dhe të të mbijetuarve.

Në zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore në verilindje të arkipelagut, banorët kanë mbajtur një minutë heshtje, sipas pamjeve të transmetuara nga disa televizione.

”Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën të afërmit dhe miqtë e tyre më të dashur”, deklaroi Abe përpara se t’u jepte fjalën disa banorëve.

”Në mesin e tyre, një grua 70 vjeçe me origjinë nga rajoni i Fukushimës, Hideko Igarashi, u shpreh në një fjalim mjaft të ndjerë, se Japonia nuk do t’i harrojë kurrë pasojat e katastrofës./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.