Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni indiferent përballë armëve të reja ruse

UASHINGTON, 11 mars /ATSH-AFP/ – Gara e fundit e armatimeve të sofistikuara e filluar nga presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ndryshon vizionin e strategjisë së SHBA-së, garantoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Më 1 mars, Putini prezantoi pajisje të reja ushtarake, ku përfshiheshin kryesisht raketa të komanduara me motorë bërthamor por me rreze të limituar, një mjet nënujor më të shpejtë se sa një nëndetëse dhe një armë lazer misterioze.

“Kur pashë videot e asaj që (Putini) kishte shfaqur (…), nuk pashë ndonjë ndryshim në kapacitetin ushtarak rus dhe për ndonjë nga sistemet që ai flet, që vazhdojnë të jenë disa vite pas, nuk shoh që te ketë ndryshuar raporti i forcës ushtarake”, vlerësoi Mattis gjatë një vizite në Oman.

“Kjo nuk sjell asnjë ndryshim në politikën tonë ushtarake”, shtoi ai./

/G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEGJIPT – Të paktën 16 xhihadistë të vrarë në një operacion antiterrorist
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni garanton se vendosmëria e tij ka shtyrë Phenianin të negociojë