Ballina Bota

EGJIPT – Të paktën 16 xhihadistë të vrarë në një operacion antiterrorist

KAJRO, 11 mars /ATSH-AFP/ – Gjashtëmbëdhjetë xhihadistë u vranë në vijim të një operacioni të gjerë në Egjipt kundër degës lokale të Shtetit Islamik (ISIS), kryesisht në Sinai, njoftoi sot ushtria.

Katër ekstremistë mjaft të rrezikshëm si dhe 12 të tjerë u eliminuan gjatë një shkëmbimi zjarri, sipas një deklarate të publikuar në faqen Facebook të zëdhënësit të forcave të armatosura, Tamer el-Refaï.

”Tre drejtues tekfiristë (ekstremistë) u arrestuan në zona të ndryshme malore në qendër të Sinait”, njoftoi ai.

”Ky është bilanci i operacioneve të kryera gjatë katër ditëve të fundit”, saktësoi deklarata./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVokshi në Uashington: Gratë në Shqipëri të pambrojtura
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni indiferent përballë armëve të reja ruse