TIRANË, 10 Mars/ATSH/.- “Reforma në drejtësi ka filluar të ketë arritjet e saj, duke nisur me miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, ngritjen e organeve të Vettingut dhe nisjen e tyre nga puna”. Kështu deklaroi të shtunën, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili mirëpriti në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë një grup studentësh nga Universiteti “Haxhi Zeka” i Pejës, përfaqësues të Unionit Studentor me të njëjtin emër. Në këtë komunikim me studentët, Kryetari i Kuvendit, në mënyrë të përmbledhur i njohu studentët me funksionet kryesore të Kuvendit, atë ligjvënës, kontrollues, zgjedhës dhe përfaqësues dhe me rregullat dhe procedurat parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Në vijim, mes Kryetarit të Kuvendit dhe studentëve u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, gjatë së cilit Ruçi iu përgjigj interesimit të vizitorëve. Një ndër çështjet ku studentët drejtuan pyetje ishte dhe zbatimi i Reformës në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, për të cilën Kryetari i Kuvendit u shpreh se “ka qenë një përpjekje më shumë se dyvjeçare dhe reforma më e madhe, më e plotë, më e rëndësishme për dhënien zgjidhje të problemeve me drejtësinë në vend”. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje tre efekte kryesore të këtij procesi.“Efekti i parë, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë nisur të pyesin veten, janë apo s’janë për prokurorë. Efekti i dytë, 17 gjyqtarë dhe prokurorë deri më sot kanë deklaruar që refuzojnë t’i nënshtrohen vetingut. Kjo është me sanksion: nuk kalojnë në Vetting, por për 15 vjet nuk kanë të drejtë të punojnë në organet e drejtësisë. Ka pasur kërkesa të tilla, që nga ish-prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.E treta, është që organet e veting-ut po punojnë dhe ne presim rezultate pas përfundimit të këtij procesi, që do të zhvillojnë për gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë”, tha ai.Biseda mes të rinjve dhe Kryetarit të Kuvendit vijoi me çështje që i takojnë bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rrugës së tyre integruese drejt Bashkimit Europian. Kryetari i Kuvendit u shpreh besimplotë për realizimin e aspiratës sonë të përbashkët integruese dhe vuri në dukje se roli konstruktiv dhe stabilizues i shqiptarëve në rajon do të jetë nxitës për bashkëpunimin rajonal në mbështetje të këtij procesi për të ardhmen jo vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, por të të gjithë Ballkanit Perëndimor.Pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e ndihmës ekonomike në Shqipëri. Duke iu përgjigjur pyetjes së studentëve, Ruçi tha se ditën e enjte, datë 15 mars do të zhvillohet një mocion me debat për këtë çështje.Krahas kësaj, Ruçi shtoi se Kuvendi po shqyrton projektligjin “Për strehimin”, ku sipas tij, kjo nismë i shërben kategorive të njerëzve në nevojë. Në përmbyllje të veprimtarisë, Kryetari i Kuvendit dhuroi për Univeristetin e Pejës disa botime të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë dhe historikun e tij.
Ballina Aktualitet
Lajme
Fotoreporteri Gani Xhengo: Fotot e ATSH-së, dëshmi e historisë dhe kujtesës së Shqipërisë
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Fotoreporteri Gani Xhengo, i cili ka punuar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga 1970-1998, vizitoi sot ekspozitën fotografike “32 imazhe, 32 histori...
GJERMANI – Merz: Në themel të politikave ekonomike liria dhe liberalizmi ekonomik,
BERLIN, 5 nëntor /ATSH-DP/ - Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi sot se liria dhe liberalizmi ekonomik përbëjnë elemente thelbësore të politikës së tij ekonomike.
Gjatë...
KMD kërkon 13 milionë lekë për sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe rritje...
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka kërkuar një shtesë prej 13 milionë lekësh për ndërtimin e sistemit elektronik të...
Tabaku: Progresraporti i KE-së konfirmon shqetësimet e opozitës, të ndalet miratimi i reformave të...
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se progresraporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë konfirmon shqetësimet e ngritura prej...
ILD kërkon uljen deri në 40% të pagës së prokurores në Dibër
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) caktimin e masës disiplinore ndaj...
Java e 11-të e Superiores, Tirana pret Teutën, Vllaznia përballet me Elbasanin
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të, që do të zhvillohen më 7...
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/- Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike,...
Raporti i progresit, KE kërkon rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me fokus të...
KOMENT – Vala e tretë e kërcënimeve të rreme për bomba në Evropë, avionët...
PARIS, 5 nëntor /ATSH-AFP/ - Rreth 20 fluturime në disa vende të Evropës u vunë sot në shënjestër të kërcënimeve të rreme për bomba...
Rama: Duart e regjimit të Teheranit janë në bulevard, dorëheqja nuk imponohet nga rruga
TIRANË, 5 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në asnjë rast dorëheqja e një kryeministri të zgjedhur demokratikisht dhe në kontratë me...



























