SHBA – Tillerson anulon turin diplomatik për shkak të problemeve shëndetësore

Secretary of State Rex Tillerson answers a reporters question about North Korea while he meets with German Foreign Minister Sigmar Gabriel at the State Department in Washington, Thursday, Nov. 30, 2017. (AP Photo/Cliff Owen)

UASHINGTON, 10 mars /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, që po zhvillon një tur në Afrikë, anuloi programin e tij për të shtunën në Nairobi sepse nuk ndihej mirë, njoftoi delegacioni amerikan.“Sekretari nuk ndihet mirë pas dy ditësh të gjata pune mbi çështje të rëndësishme, si Koreja e Veriut, dhe i anuloi takimet e ditës”, deklaroi zëvendëssekretari i Shtetit, Steve Goldstein. Tillerson duhej të ishte i pranishëm në një eveniment në kuadër të programit amerikan të ndihmës për të sëmurët nga SIDA në Afrikë, PEPFAR.Ai do të merrte gjithashtu pjesë në një ceremoni për 20-vjetorin e atentateve kundër ambasadave të SHBA-së në kryeqytetin kenian dhe në Dar Es Salam, kryeqyteti ekonomik i Tanzanisë, ku humbën jetën 224 persona dhe më shumë se 5 000 të tjerë u plagosën më 7 gusht 1998.“Kjo ceremoni mund të riprogramohet për më vonë nëse Tillerson rimerr veten”, theksoi Goldstein. Sekretari i Shtetit mbërriti të mërkurën në Etiopi.Ai ishte të premten në mëngjes në Xhibut dhe në fund të mesditës në Kenia.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.