TIRANE, 10 Mars/ATSH/ – Përgjatë tre ditëve ka vijuar shpërndarja e bazës ushqimore për banorët si dhe e ushqimit për gjënë e gjallë në rrethin e Shkodrës, pas situatës problematike të krijuara nga reshjet e ditëve të fundit.Në një prononcim për ATSH-në, Prefekti i qarkut të Shkodrës, Çesk Millja deklaroi se shpërndarja e bazës ushqimore të siguruara nga Ministria e Mbrojtjes, Emergjencat Civile dhe Ministria e Bujqësisë ka vazhduar pa ndërprerje. “Janë 600 pako me ushqime të shpërndara nga Forcat e Armatosura të ushtrisë, ndërsa dje dhe sot ka nisur edhe shpërndarja e 14.5 tonëve koncentrat dhe rreth 10 tonë jonxhë për bagëtinë.Donatorët kanë ofruar edhe rreth 8 tonë ushqim për gjënë e gjallë”, deklaroi Millja për ATSH.Po ashtu, nga Forcat e Armatosura është bërë edhe furnizimi me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e prekur. Prefekti i Shkodrës tha se dhe komuniteti i biznesit, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, ka ofruar mbështetje për banorët e prekur.“Situata është nën monitorim dhe po punohet për kthimin e normalitetit në të gjithë zonën”, deklaroi Millja. Sipërfaqja e përmbytur në Obot dhe Dajç ka rënë, vetëm gjatë pjesë së parë të ditës me 30%, ndërsa edhe prurjet natyrale të liqenit janë në rënie. “Nga 2300 hektarë të përmbytura një ditë më parë në mesditën e sotme llogariten vetëm 1800 hektarë të përmbytura”, tha Millja. Më tej, ai informoi se shkarkimet në basenin e lumit Drin janë zero. “Kemi vetëm prurje natyrale që vijnë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, i cili po punon me kapacatitet të plotë dhe këto prurje llogariten rreth 550 metër kub për sekondë”, tha Millja. Edhe niveli i ujit në Liqenin e Shkodrës është në rënie, bëri të ditur ai. Ndërsa përmirësimi i kushteve të motit, ka bërë të mundur edhe qarkullimin e mjeteve për në fshatin Obot.
Ballina Kryesore
Lajme
Hita, takim falënderues me punonjësit e policisë të dëmtuar në krye të detyrës në...
TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ishte në Malësinë e Madhe, ku takoi dhe falënderoi dy punonjësit...
FOKUS – Pesë liderë evropianë kërkojnë forcimin e marrëdhënieve BE-BM
BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH/ - Pesë liderë evropianë kanë bërë thirrje për forcimin e marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë...
Demo falënderon qytetarët për solidaritetin me Policinë e Shtetit
TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Demi, përcolli sot përmes një video në rrjetet sociale një mesazh mirënjohjeje dhe solidariteti ndaj uniformave...
Nga Dardha në fshatrat autentikë të Devollit, Arrëz e Sinicë
TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Edhe pse të përfshirë në programin "100 fshatrat" shumë pak vizitorë kanë qenë në rrugicat e gurta të fshatrave Arrëz dhe...
Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special në seminarin...
TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Eksperienca dhe metodologjia e një prej klubeve më të njohura të futbollit europian, AC Milan, do të prezantohen në Shqipëri përmes...
7 raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë, arrestohen 10 persona
PRISHTINË, 7 nëntor/ATSH/ Policia e Kosovës ka raportuar 7 raste të dhunës në familje më 6 nëntor, në disa qytete të vendit, ku janë...
Gramsh, inaugurohet stadiumi i ri, Duka prezanton edhe edicionin e ri të projektit “Uniforma...
TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Qyteti i Gramshit ka tashmë një stadium të ri, investim i realizuar në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF)...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për trafikimin e 60.7 tonëve kokainë
TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale me...
“Udhëtimet e Gulliverit”, 300 vjet nga romani satirik që sfidon natyrën njerëzore
LONDËR, 7 nëntor, ATSH/ Romani i famshëm i Jonathan Swiftit, Udhëtimet e Gulliverit, mbush 300 vjet nga botimi i tij i parë, por mesazhi...
Rama, sërish ftesë për dialog protestuesve
TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përsëri sot ftesën për dialog ndaj studentëve që protestuan, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar...





















