Ballina Lajme nga Vendi

Vendimet kryesore të miratuara në mbledhjen e Qeverisë

TIRANË, 7 Mars/ATSH/ – Qeveria Shqiptare ka miratuar në mbledhjes e së mërkurës, datë 7 mars 2018, një sërë vendimesh të rëndësishme, disa prej të cilave janë: Metodologjia për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme; Ndryshime në procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë; Krijimin e bazës të të dhënave shtetërore për sistemin e integruar biblotekar; Kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të njësisë administrative Tiranë, të pasurive nr. 8/638 dhe nr. 8/637 me vendndodhje në zonën kadastrale dhe për një ndryshim në vendimin nr. 25, datë 9.1.2013, të këshillit të Ministrave “Për kalimin në përgjëgjësi administrimi të ministrisë së turizmit kulturës, rinisë dhe sporteve të pronave të paluajtshme të bashkisë Tiranës” etj.

Po kështu, u miratuan vendime të tjera si: Statusi i Shërbimi Social Shtetëror; Përcaktimin e organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve në Këshillin Kombëtar të Punës, si dhe për Funksionimin dhe administrimin e regjistrit elektronik kombëtar të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror. /r.e/

https://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-7-mars-2018&page=1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Di Maio thirrje partive të tjera që të mbështesin programin e tij
Artikulli tjetërNJU JORK – Coca-Cola hedh në treg pijen e parë alkoolike në Japoni