Ballina Aktualitet

6.7 milionë euro kursim nga heqja e vulës apostile me Greqinë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155609189196523/

TIRANË, 6 Mars/ATSH/- Heqja e rezervës për vulën apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit, duke i çliruar njëkohësisht dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë dokumenteve çdo vit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama shpërndan një video informuese mbi përfitimet e heqjes së rezervës së vulës apostile.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e rezervës për vulën apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre, duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë dokumenteve çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.

Heqja e rezervës së vulës apostile është pjesë e paktës të negociatave me Greqinë. Vetëm me Greqinë përpunohen 210 mijë dokumente çdo vit, ndërsa kostoja për një dokument në ambasadën greke ishte 32 euro.

83 shtete nuk e kanë vulën apostile me Shqipërinë./m.m//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Arabia Saudite i dhuron Irakut një… stadium!
Artikulli tjetërGJERMANI – Cavusoglu në vizitën e tretë zyrtare brenda dy muajve