Ballina Bota

SOFT NEWS – Arabia Saudite i dhuron Irakut një… stadium!

BAGDAD, 6 mars /ATSH-AFP/ – Arabia Saudite njoftoi se do t’i dhuronte një stadium futbolli Irakut, pas ndeshjes së parë miqësore mes dy ekipeve kombëtare në territorin irakian që prej 40 vitesh, ndërkohë që FIFA do të njoftojë në mes të marsit vendimin e saj për ndalimin ose jo të ndeshjeve zyrtare në Irak.

”Princi trashëgimtar saudit, Mohamed Ben Salmane e përmendi këtë dhurim pas një bisede telefonike të zhvilluar dje në mbrëmje me kryeministrin irakian, Haider al Abadi”, njoftoi në një komunikatë kryeministria irakiane.

Më 28 shkurt, ekipet kombëtare të Irakut dhe Arabisë Saudite u ndeshën në Basra, në jug të Irakut, në kufi me Iranin, për një ndeshje të cilësuar si historike dhe shenja e fundit e afrimit politik mes Bagdadit dhe Riadit, rivali i madh rajonal i Teheranit./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/03/2018
Artikulli tjetër6.7 milionë euro kursim nga heqja e vulës apostile me Greqinë