BERLIN, 6 mars /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu pritet të mbërrijë sot në Gjermani, në vizitën e tij të tretë zyrtare brenda dy muajve dhe e para që nga koha kur gazetari gjerman Deniz Yucel u lirua nga burgu në Turqi.
Diplomati turk pritet të takojë sot homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel dhe të marrë pjesë nesër në një nga panairet më të mëdha të turizmit në botë” ITB në Berlin”, njoftoi Ministria e Jashtme turke.
Berlini dhe Ankaraja janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre të tensionuara pas lirimit të Yucel, një korrespondent i gazetës gjermane “Die Welt”.
Kjo vizitë zhvillohet një ditë pasi Turqia kërkoi që Gjermania të arrestonte dhe të ekstradonte Saleh Muslim, një lider politik siriano-kurd.
Turqia e ka akuzuar Muslim si një terrorist, pasi ai mori pjesë në një manifestim kundër ofensivës ushtarake të Ankarasë në Afrin, në fundjavë, në Berlin.//a.i/ a.jor.






















