TEHERAN, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti Hassan Rohani bëri sot thirrje për një vit uniteti në Iran pas trazirave që u shënuan gjatë ndërrimit të viteve në disa qytete të vendit duke shkaktuar 20 të vdekur.
“Kërkoj që në përvjetorin e 40-të të revolucionit islamik, viti i ardhshëm të jetë viti i unitetit ku konservatorët, reformatorët, të moderuarit dhe të gjitha palët të jenë të bashkuar”, deklaroi Rohani gjatë një tubimi mbresëlënës në Teheran që shënon 39 vjetorin e rënies së regjimit të Shah Mohammad Reza Pahlavi./
/v.b/























